close

EDHE NJË DITË E HUMBUR PËR PARTITË

Kryetari i Komisioni për çështje evropiane, Artan Grubi, po pret partitë që të arrijnë marrëveshje që më pas ta thirr seancën. Thotë që ka takime intensive mes grupeve të punës, dhe se nuk ka shumë çështje që kanë mbetur të hapura.

Afate se kur duhet të thirret komisioni nuk ka, por Grubi shpreson që të ketë marrëveshje para Mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian. Edhe deputetja e LSDM-së, Sonja Mirakovska, thotë që ekziston atmosferë e mirë mes grupeve punuese.

“E kam patjetër të them se po punohet në një atmosferë të shkëlqyer dhe me plot mirëkuptim. Sigurisht që ka momente kur ngritët toni, por janë dy ekipe që kuptohet mirë mes vete, dhe bisedat zhvillohen mirë, me mendimin se duhet të arrihet rezultati.” tha Sonja Mirakovska, deputete e LSDM-së.  
E derisa pushteti dhe opozita maqedonase po tentojnë që të dakordohen, opozita shqiptare tanimë e ka të qartë se këtë ligj nuk do ta përkrah.

Grupet e punës të VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së nuk janë takuar gjatë fundjavës, por pritet që të takohen sot. /Furkan Saliu/