Edmond ThaçI: “Qatar 2022”, tangoja e fundit për Messin

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve sportiv të Kosovës, Edmond Thaçi, në një prononcim për Mundo Klan thotë se botërori I Katarit ka nis me befasi që s`është pritur nga askush. Sipas tij, Argjentina duhet të “ringjallet” pasi ky botëror është edhe I fundit për Lionel Mesin që eventualisht ta ngrit trofeun e Kupës së Botës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Sigurisht se kampionati botërorë ka nis me befasi, kombëtaret të cilat konsiderohen madje favoritë për ta  fituar trofeun e më të mirit kanë pësuar humbje në ndeshjet e para. Argjentina u mposhtë nga Arabia Saudite, kurse Gjermania siç ishim dëshmitar para disa çastesh u mposht nga Japonia me rezultat 2-1. Pra, kemi të bëjmë me start të befasive që sigurisht se nuk e ka prit askush sidomos ndaj një kundërshtari siç është Argjentina e cila ndoshta  e ka edhe  tangon e fundit pë Lionel Messin që eventualisht të shpallet kampione bote përherë të tretë ta ngritë trofeun lartë” – ka deklaruar Kryetari i Shoqatës së gazetarëve sportiv të Kosovës, Edmond Thaçi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

https://youtu.be/3maQ4CsFHOI

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share