close
Top LajmeVendi

EDSHTADLER: AUSTRIA NDËRMJETËSE PËR KONTESTIN SHKUP-SOFJE

011D96FA-83F6-4149-909E-62CC141017B9

BE-ja HAP RRUGËN PËR 120 MIJË VAKSINA “PHIZER” PËR RMV-në


Delegacioni evropian që udhëton nëpër Ballkan për të promovuar donacionin prej 650 mijë vaksinave për popullatën lokale sot qëndron në Maqedoninë e Veriut. Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelji dhe Ministrja austriake për Evropën Karoline Edshtadler kanë sjellë 4680 doza për vendin tonë, por paralajmërojnë rreth 120 mijë vaksina “Phizer” në muajt që vijnë. Ministrja Edshtadler e përsëriti qëndrimin e saj se është i rrezikshëm fakti që Bullgaria, vend anëtar i BE-së, i bllokon negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut për shkak të çështjeve bilaterale.

Motoja e Bashkimit Evropian me të cilën organizata paralajmëron donacion prej 650 mijë vaksinave “Phizer” për rajonin, ndërsa përfaqësues të lartë këtyre ditëve edhe personalisht sjellin sasi simbolike, thotë -“në luftën kundër Covid-19 jemi së bashku me partnerët tonë në Ballkanin perëndimor”. Katër muaj pas fillimit të imunizimit masiv në BE, Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelji, në Maqedoninë e Veriut sot ka sjellë vetëm 4680 doza të vaksinës “Phizer”, si paralajmërim për 120 dozat e ndara deri në fund të muajit gusht. Koordinatore e aksionit është Austria, ministrja e së cilës për Evropën, Karoline Edshtadler sot ka arritur në Shkup.

KAROLINE EDSHTADLER, AUSTRI

“Askush nuk është i sigurtë përderisa të gjithë nuk jemi të sigurtë, për këtë arsye duhet të kujdesemi për këtë pjesë që është shumë e rëndësishme. Ballkani perëndimor ka rëndësi të posaçme për Austrinë, rrënjë historike, mundësi të rëndësishme ekonomike për bashkëpunim, rajoni është një nyje sigurie dhe pa shtetet e Ballkanit perëndimor Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë. Për këtë arsye gëzohem për vaksinat që do të arrijnë.”

Për kthim të besimit në BE, posaçërisht pas bllokadës nga Bullgaria fqinje të negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut, gjë për të cilën Edshtadler edhe një herë theksoi se nuk ka mirëkuptim, ajo tha se Austria jep mbështetje dhe se mund ta ketë rolin e ndërmjetësit.

KAROLINE EDSHTADLER, AUSTRI

“Shoh rrezik të madh në qoftë se për shkak të konfliteve bilaterale, ose diskurseve, ose çështjeve të pazgjidhura të historisë – këtu të bëhet gabim dhe të mos fillojnë negociatat. Dëshiroj edhe një herë ta përmend ofertën e Evropës, të Austrisë, si një lloj ndërmjetësuesi për zgjidhjen e problemit në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse bëhet fjalë për të ardhmen tonë të përbashkët.”

Fakti që për momentin Bullgaria është në pasiguri, pa qeveri të formuar pas zgjedhjeve, për Zv/Kryeministrin Nikola Dimitrov nuk guxon të jetë pengesë që të kërkohet zgjidhje e kontestit.

NIKOLA DIMITROV, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE, RMV

“Mendoj se investimi është shumë i madh dhe nuk kemi të drejtë të heqim dorë para kohe. Ne do të bëjmë gjithçka mundemi dhe mendoj se edhe shumë vende anëtare e kuptojnë se është koha që këtë vit të ketë lëvizje serioze në të mirë për idenë evropiane në rajonin tonë. Kjo është e vështirë të realizohet dhe të jetë bindëse, në qoftë se rasti i Maqedonisë së Veriut nuk njihet dhe nuk vërtetohet përmes konferencës ndërqeveritare.”

Sot pasdite, në pikën më të madhe të vaksinimit në Shkup, sallën Boris Trajkovski, pritet që nga Bosnja e Hercegovina, ku ka donuar rreth 10 mijë vaksina, të arrijë edhe Komisioneri i BE-së për zgjerim Oliver Varhelji, ku do të pritet nga Kryeministri Zoran Zaev. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia