Një polic egjiptian humbi jetën dje në mbrëmje në përpjekje për të ç’aktivizuar një bombë në një kishë koptike në Kajro. Po ashtu edhe dy policë të tjerë u plagosën në shpërthim.
Ngjarja ka ndodhur në prag të Krishtlindjes për të krishterët Koptë. Kishat koptike në Egjipt edhe në të shkuarën kanë qenë objekt sulmesh. Në prill të vitit të kaluar, dy bomba shpërthyen në dy kisha në Tanta dhe Aleksandri, duke vrarë 45 vetë. /Agjencitë/