close
Bota

EGJIPT: VIKTIMA NË AKSIDENT HEKURUDHOR

Screenshot_2

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën sot në stacionin qendror hekurudhor të Kajros, pas një aksidenti me tren që shkaktoi një vatër gjigante zjarri, bëhet e ditur nga burime spitalore dhe të sigurisë.

Sipas këtyre burimeve, aksidenti ka ndodhur në brendësi të stacionit qendror hekuridhor të Ramsesit. Televizioni shtetëror egjiptian konfirmoi bilancin e aksidentit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia