close

EGJIPT; ZBULOHEN 50 MUMIE, 12 FËMIJË

Arkeologët egjiptiane njoftuan se kanë gjetur 50 mumie që datojnë në Epokën e Ptolemeut në vitet 300 para Krishtit, raporton Ministria e Antikiteteve.

Mumiet, nga të cilat 12 prej tyre ishin fëmijë, u gjetën në katër dhoma varri, 9 metra të thella në zonën e Tuna El-Gebel në Minya, në jug të kryeqytetit Kajro.

Disa ishin të mbështjellë me pëlhurë liri, të tjerë në arkivole guri ose në sarkofagë prej druri. Identitetet e tyre nuk dihen, thanë zyrtarët, por me shumë mundësi kishin pozita të rëndësishme. /Agjencitë/