Ekipi amerikan i sanksioneve do të hetojë funksionarët e korruptuar

AGGELER: NEVOJITEN MË SHUMË NDJEKJE PENALE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Një ekip nga Uashington ndodhet në Maqedoninë e Veriut për të hetuar rastet e korrupsionit te funksionarët shtetëror aktual por edhe të kaluar. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler nëpërmjet një publikimi në Twitter, ku tha se duhet të dëshmohet se askush nuk është mbi ligjin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Një ekip për sanksione nga Uashingtoni është këtu për vështrim më agresiv ndaj aktorëve të korruptuar të kaluar dhe aktual dhe të shqyrtojë të gjithë përgjigjet e mundshme. Sektorit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut i duhen më shumë hetime dhe ndjekje penale që të dëshmohet se askush nuk është mbi ligjin” – tha Angela Aggeler, Ambasadore e SHBA-së.

Vendosjen e sanksioneve ndaj udhëheqësve të korruptuar e paralajmëroi javën e kaluar edhe zëvendësndihmës sekretari i Shtetit Amerikan për Evropë dhe Euroazinë, Gabriel Escobar. Ai tha se, korrupsioni është problemi më i madh për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe SHBA do të vazhdojë përpjekjet për demokraci dhe luftë kundër korrupsionit, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj udhëheqësve të korruptuar.

Ndërkohë, ambasadorja amerikane që para ardhjes së saj në vend, kishte porositur se do të përqendrohet në luftën kundër korrupsionit. Në disa prej paraqitjeve që ka pasur në ngjarje publike, Aggeler ka deklaruar se, ulja e korrupsionit ka rëndësi jetike për Maqedoninë e Veriut, në të kundërtën pamundëson vendin që të bëjë progres në kuptimin ekonomik, social, arsimor dhe strukturor.

Kujtojmë se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prill të këtij viti, vendosën ishkryeministrin Nikola Gruevskin dhe ish drejtorin e DSK, Sasho Mijallkov në “listën e zezë” të personave të cilët e minojnë demokracinë në Ballkanin Perëndimor përmes korrupsionit të përhapur. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share