Idrizi: Bankat promotorë të bizneseve
Bankat komerciale luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin financiar dhe ekonomik. Njohësit e çështjeve ekonomike vlerësojnë se bankat komerciale nuk i dëmtojnë bizneset, por janë një ndër promotorët kryesor të tyre.
Një prej sfidave kryesore me të cilën përballen bizneset në vend është financimi. Financimi përmes kredive bankare është mjaftë i vështirë duke pas parasysh faktin që bankat komerciale kërkojnë që kredimarrësi të ketë një histori të suksesshme të marrjes dhe kthimit të kredive në të kaluarën. Nga ana tjetër ata janë promotorët kryesor të bizneseve, sipas profesionistëve me përvojë shumëvjeçare, bankat janë një ndër përkrahësit kryesor, sidomos të bizneseve fillestare.
Ndryshe, norma e ulët e interesit do të thotë që konsumatorët të shpenzojnë më pak për kostot e interesit, duke ju lënë atyre më shumë të ardhura për shpenzime të mallrave dhe shërbimeve. Se me çfarë norme interesi bankat japin kreditë Idrizi njofton:
Duke pasur parasysh mungesën e tregut të kapitalit në Maqedoni si burim i vetëm i financimit të bizneseve mbeten Bankat. Sipas raportit të Bankës Popullore të RM-së, bonot e bankës qendrore kanë qenë 2.5%, ndërkaq kredia njëditore 3% dhe deozita një ditore 0.15%. /Lindita Aliu/