Ekonomia gjermane hyri në recension në tremujorin e parë

People pass by the Europa-Center shopping mall, amid the coronavirus disease (COVID-19) pandemic in Berlin, Germany, December 14, 2020. REUTERS/Michele Tantussi/Files

Inflacioni i lartë po gërryen fuqinë blerëse të konsumatorëve

Ekonomia gjermane u tkurr në tremujorin e parë të 2023 krahasuar me tre muajt e mëparshëm, duke hyrë kështu në recesion. Të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se Produkti i Brendshëm Bruto i Gjermanisë është ulur me 0.3% në periudhën nga Janari në Mars.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo pason një rënie prej 0.5% në ekonominë më të madhe të Evropës gjatë tremujorit të fundit të 2022. Konsumi i familjeve u ul me 1.2% ndërsa shpenzimet qeveritare u ulën me 4.9%.

“Për shkak të  inflacionit të  lartë , konsumatori gjerman është gjunjëzuar”, tha Andreas Scheuerle, një analist ekonomie.

Falë dimrit të butë, skenarët më të këqij nuk u realizuan si mungesa e gazit  e cila do të kishte shkaktuar plagë më  të thella në ekonominë gjermane. Nga ana tjetër, investimet të cilat u rritën me 3.9 për qind  dhe rritja e tregtisë së jashtme ishin një shtysë pozitive për ekonominë.

Qeveria federale gjermane pret një rritje të PBB-së prej 0.4 për qind këtë vit një parashikim më pozitiv se sa ai i FMN-së.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share