Zhvillimi ekonomik dhe rezultatet e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev sot ngritën një sërë sulmesh në foltoren e Kuvendit, nga radhët e opozitës. Branko Gjorçev nga VMRO-DPMNE kërkoi përgjigje rreth asaj nëse kryeministri Zoran Zaev, funksionin ministër i Financave, të cilin e mori pas shkarkimit të ministrit të mëparshëm Dragan Tevdovski, kolegjiumet i mban në Qeveri ose në Ministri. Pas sulmeve se shumë premtime për investime në arsim dhe mbrojtje sociale nuk janë realizuar, nga shumica qeveritare përgjigjen se paratë janë investuar për paga më të larta në shëndetësi, mbrojtje dhe në pensionet e kategorive të rrezikuara të njerëzve.
A ka kryeministri Zoran Zaev kapacitet ta kryejë edhe funksionin ministër i Financave dhe a vjen në ndërtesën e ministrisë? Për këtë u interesua deputeti Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE, pasiqë kryeministri muajin e kaluar e shkarkoi Dragan Tevdovskin, ministër i cili llogaritej nga më të suksesshmit në këtë resor, dhe përkohësisht i mori përsipër detyrat e tij.
“Ku i mbani kolegjiumet, a shkojnë të punësuarit e Ministrisë së Financave në qeveri, në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev ose ministri i Financave vjen në Ministrinë e Financave?” deklaron Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.
Deputetja Liljana Kuzmanovska vazhdoi me kritikat në llogari të qeverisë.
“Republikën e Maqedonisë po e trondit një nga aferat më të mëdha të reketimit, ndërsa ju thoni që po i ndihmoni komunitetit të biznesit. Miratuam zgjidhje ligjore që t’i ndihmojmë, ndërsa sot e dëgjojmë Prokuroren Publike , e cila u shfaq pas shumë kohësh, e zhytur thellë në atë sistem reketimi… Është për të ardhur keq kjo që po na ndodh.”- shprehet Liljana Kuzmanovska, VMRO DPMNE.
Këto kritika vijuan pasiqë zëvëndësministrja e Financave Shiret Elezi e arsyetoi propozim llogarinë përfundimtare të shtetit për vitin 2018.
“Në vitin 2018 buxheti u realizua në korniza të shumave të planifikuara, realizimi i të hyrave ishte në përputhje me pritshmëritë, derisa të dalat janë kryer rregullisht dhe në kohë. Kjo është vërtetim për kapacitetin dhe angazhimin e Ministrisë së Financave.” –deklaroi Shiret Elezi, Zëvendësministre e Financave.
Përgjigje në pyetjen për angazhimin e kryeministrit në resorin financa, deputeti Vllatko Gjorçev mund të presë gjatë ditës së enjte.
“Seancë për pyetjet e deputetëve, pasnesër.”- përfundon Talat Xhaferi, Kryeatr i Kuvendit.
Deputetët e shumicës qeveritare sot në foltore i hodhën poshtë kritikat e opozitës me pohime se paratë nga buxheti i shtetit janë shfrytëzuar për projekte të suksesshme – në mes tjerash edhe për rritjen e rrogave në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje, por edhe për dhënien e pensioneve minimale për rreth 10 mijë persona të cilët më parë nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme nga shteti. /Biljana Georgievska/