close

EKSKLUZIVE

JOHANNES HAHN: RMV-ja SHEMBULL PËR RAJONIN


Në një intervistë dhënë korrespondentes së TV Klan në Bruksel, Erisa Zykaj, Komisioneri Hahn konfirmoi se rekomandimi pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është bazuar në plotësimin e kritereve nga të dyja vendet. Hahn tha se shpreson që Këshilli të japë dritën jeshile për të dy vendet.

-Maqedonia aktualisht mund të quhet edhe kampione e vendeve të Ballkanit përsa i përket arritjeve. Vendi meriton plotësisht hapjen e negociatave, por ka shtete anëtare kokëforta si Franca që vazhdojnë të bllokojnë. Qëndrimi i Francës është i njohur: Së pari reformim i BE-së dhe pastaj zgjerim!

“Maqedonia e Veriut është një provë e asaj që gjithë procesi i zgjerimit në vendet e Ballkanit Perëndimor i ngjan një “regate” avancimi sipas meritës. Përshpejtimi i procesit është i mundur nëse ka lidership, kurajo dhe gatishmëri që të arrihet një marrëveshje dhe të zgjidhen konfliktet dypalëshe. Po të shohim, se ku ishte Maqedonia para vitesh dhe ku është tani, kjo tregon se ç’mund të arrihet. Dhe, jam vërtet shumë i kënaqur me rezultatin, sepse ofron njê shembull shumë të mirë për rajonin. Arritja e Maqedonisë së Veriut është argumenti im më i fortë për disa shtetet anëtare që nuk do të thoja se kanë rezerva, por tregohen të kujdesshme lidhur me këtë stad. Unê u them: “Eshtë e rëndësishme që të jepet drita jeshile jo vetëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe të tregohet fuqia e perspektivës euroatlantike, se ç’mund të nxisë në termat e ndryshimit dhe perspektivave. Dhe ky është rasti më i mirë i mundshëm për vendet  e tjera në rajon’.

A do të zhgënjeheshit nëse nuk ndodh në qershor? Ju keni paralajmëruar disa herë në intervista të dhëna pêr mediat e shteteve anëtare, që do të kishte rrjedhoja dramatike nëse vendimi s’merret në qershor?

“Jam i sigurt që do ndodhë para pushimeve të verës dhe tërêsisht i bindur për këtë. Ndaj nuk kam pse të mendoj për një zhgënjim të mundshëm, sepse performanca e vendit ështê kaq e arrirrë, saqë asnjë nuk mund t’a injorojë atë.” /Erisa Zykaj, Bruksel/