close

EKSPEDITA EVEREST 2019 PËRFUNDOI ME SUKSES!

Dy alpinistët shqiptarë nga Kosova, Mrikë dhe Arianit Nikçi, e kanë përfunduar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe me shumë sukses ekspeditën ‘Everest 2019’ duke u ngjitur në majën më të lartë në botë.

“Mrikë Nikçi, si 17 vjeçare, njëherit alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botërorë në Ekspeditën ‘Everest 2019’ dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babanë Arianit Nikçi, sot me datën 27 maj në ora 6:10 (ora lokale e Nepalit) të mëngjesit realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë Mount Everest që ka lartësi 8848 metra. /Agjencitë/