Ekspozita “Bektashizmi dhe Pavarësia”

Në fokus kontributi i bektashinjve në pavarësinë e Shqipërisë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane organizoi konferencën me temë “Bektashizmi dhe Pavarësia”, ku i pranishëm ishte dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i cili dha një mesazh për të rinjtë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Shqipëria është vendi më i bekuar në botë, pse i thonë në Mesdhe, mesi i dheut. E vlerëson e gjithë bota për vlerat që ka. Asnjë gjë në botë nuk luftohet pa mundim, pa sakrifica”, është shprehur Baba Mondi.

Ndërsa Drejtori i Muzeut Kombëtar foli për rolin e bektashizmit në pavarësinë e vendit para dhe pas saj.

“Tre kongreset e tyre shtrojnë udhën për krijim e sekularitetit të shtetit shqiptar, çka me të vërtetë i ka kthyer ata me devizën e njohur, pa atdhe nuk ka fe në një udhë mistike”, ka thënë Dorian Koçi.

Për të gjithë të pranishmit ishte edhe një ekspozite me dokumente arkivore për kontributin e bektashinjve për pavarësinë e Shqipërisë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share