close

EL CLASSIKO MBYLLET ME BARAZIM

Finalisti i Copa del Rey mësohet më 27 shkurt


Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit mes dy skuadrave gjigante spanjolle, Barcelonës dhe Real Madrid ka përfunduar me barazim 1-1. Ndeshja e zhvilluar në Camp Nou ishte e mbushur me emocione dhe spektakël, megjithëse Leo Messi u inkuadrua në pjesën e dytë. Dy lojtarët që shkëlqyen në këtë përballje ishin Vinicius Junior për Los Blancos dhe Malcom për Barcelona-n.

Reali kaloi i pari në epërsi me golin e Lucas Vazquez në minutën e gjashtë të pjesës së parë. Nërkaq vendasit barazuan në pjesën e dytë me golin që e shënoi Malcom. Dy ekipet gjatë 90 minutave krijuan disa raste, por që nuk u shfrytëzuan. Barazimi ishte rezultati më real në këtë takim të parë dhe skuadrat kanë lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu e cila do të luhet më 27 shkurt. /Agjencitë/