close

Eleni Foureira pozon me barkun e rrumbullakosur

Artistja ka dhënë një intervistë për revistën e njohur që do të dalë me 29 Janar

Artistja me origjinë shqiptare Eleni Foureira po përgatitet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo është fotografuar me barkun e rrumbullakosur teksa ka pozuar për revistën Vogue në Greqi.

E veshur me një fustan të zi transparent kjo është intervista e parë që ajo jep pasi mediat në shtetin fqinj konfirmuan se artistja është në pritjen e ëmbël.

Përvec shtatzanisë Eleni flet për këtë revistë e cila do të dalë më 29 janar edhe për vështirësitë që ka hasur në të kaluarën, fëmijërinë e saj, marrëdhënien me publikun që e ndjek me besnikëri dhe çfarë po përgatit për rikthimin e shumëpritur në skenë.

Thashethemet se këngëtarja është shtatzënë me futbollistin spanjoll Alberto Botia nisën në verë të vitit të kaluar kur ajo anuloi koncertet e planifikuara.

Klan News

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!