Elmedina Huneli: Gati çdo vit jemi të angazhuar për të kërkuar valltarë, inkurajoj të rinjtë të vazhdojnë traditën shqiptare

Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, nga Ansambli ”Emin Duraku” në Shkup thonë se rinia duhet inkurajuar të vazhdojë traditën, vallen, këngët shqipe dhe se çdo vit gati duhen antarë të rinj në Ansambël. Ndryshe sonte në teatrin e Shkupit do të shënohet 7 marsi, ku do ketë këngë nga artistë të mirënjohur, valle, një spektakël i vërtetë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

”Kam punuar, kam ushtruar edhe vajzat si valltare gati 7 vite, ato janë ende në skenë. Kam pasur edhe Xheneta Tushën e cila tani është kereografe e Ansamblit e cila është e përkushtuar dhe ndajnë kohë për gjithçka si ajo edhe vëllau i saj janë të palodhshëm. Jemi çdo vit të angazhuar për të kërkuar antarë, valltarë të rinj sepse ato të vjetrit kalojnë në grupet tjera. Pra duhet gjithmonë të angazhohen tjerë, i inkurajoj të rinjtë që ta ndjekin dhe të vazhdojnë traditën shqiptare vallzimin” – tha Elmedina Huneli nga Ansambli ”Emin Duraku” Shkup. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përgatiti: Teuta Zekiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share