close

ELSEID HYSAJ PRANË KALIMIT TEK ATLETICO MADRID

Mbrojtësi i Kombëtarës së Shqipërisë, Elseid Hysaj pas plotë 5 sezonesh do të largohet nga Napoli, për të vazhduar karrierën në Spanjë.

Sipas gazetave italiane La Repubblica dhe La Gazzetta dello Sport, Napoli megjithatë do ta shesë Hysajn në Atletico Madrid për 20 milionë euro.

“La Repubblica”, shkruan se presidenti De Laurentis dhe drejtuesit e skuadrës nga Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e 25 vjeçarit, në “Vanda Metropolitano”.

Hysaj nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Ançeloti për sezonin e ri, ndërsa kjo bëri që menaxheri i reprezentuesit shqiptar t’i përvesh krahët dhe të punojë në përzgjedhjen e skuadrës së tij të re. /Agjencitë/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!