Eminem: Për pak sa nuk vdiqa nga mbidoza e drogës në vitin 2007

Rep artisti ikonik, Eminem, është bërë pjesë e “Rock & Roll Hall of Fame”, teksa në një fjalim rasti në ceremoninë e këtij viti të mbajtur në Los Anxhelos, ai zgjodhi të flasë edhe për periudhën kur ishte përdorues droge.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Madje, Eminem i kërkoi vajzës së tij, Hailie Jade Mathers, që t’i mbyllte veshët e të mos dëgjonte çfarë po tregonte babai i saj, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Për pak sa nuk vdisja nga një mbidozë në vitin 2007. Hailie mbyll veshët. Sepse droga ishte e mirë. Mendova se po bëja diçka të mirë, por ishte e kundërta”, ka thënë Eminem.

Ylli i “8 Mile”, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, ka shtuar se diçka e tillë ishte një gabim i madh, ndërsa është shprehur falënderues për të arriturat në botën e muzikës.

“Më është dashur të luftoj me të vërtetë në rrugën time për depërtuar në muzikë, dhe jam shumë i nderuar dhe jam shumë mirënjohës që jam në gjendje të jem edhe këtu duke bërë muzikë hip-hop, sepse e dua shumë”, përfundoi ai.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share