close
Top LajmeVendi

ENDE NUK KA TË DYSHUAR PËR VRASJEN NË SARAJ

maxresdefault

Tre ditë pasi një person i ri në moshë humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri, Prokuroria dhe Policia ende nuk kanë person të dyshuar. Edhe pse për ministrin identiteti i personit është i njohur, e madje edhe e quajti vrasës në pres konferencën e sotshme, nga Prokuroria thonë se nuk kanë informacion se për kë bëhet fjalë. Emrin e kanë, por jo edhe padinë penale.

Thonë se nuk kanë mundur të veprojnë, sepse sipas tyre, ka shumë persona me emrin e ngjashëm dhe kanë mundur të gabojnë.

“Unë vetëm do t’ju them një shembull që ju duhet ta dini… Për vrasjen në Saraj, për vrasësin MPB në 2014-tën dhe në 2018-tën në dhjetor kanë ngritur kallëzime penale deri tek Prokuroria Publike për armëmbajtje. Kjo procedurë në vend se të përfundoj me paraburgim, shkon me procedurë të rregullt dhe personi është në liri.” –deklaron Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Personi është i njohur për policinë, por jo edhe për Prokurorinë.

“Deri tek Prokuroria Themelore Shkup, deri në këtë moment nuk është deponuar padi penale kundër vrasësit.”- thonë nga Prokuroria Publike.

Nga atje thonë se kanë marrë vetëm lajmërim nga MPB-ja, ku kërkohet që të bëhet ekspertiza në vendin e ngjarjes. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia