Osmani: Nuk ka funksionar të BDI-së të përzier
Vrasja e fundit në Saraj ka aktivizuar edhe zëvendëskryeministrin, Bujar Osmanin. Zëvendësministri, Agim Nuhiu, nuk doli ta informoj opinion se përse ka mungesë të komunikimit mes MPB-së dhe Prokurorisë, por e ka informuar zëvendëskryeministrin.
Zëvendësministri Osmani, mohoi se drejtor i një institucioni publik është i përzier në rastin që mori jetën 20 vjeçarit nga Shishova.
Katër ditë pasi ndodhi vrasja, ende nuk ka informatë konkrete nga Prokuroria se a ka të dyshuar. Nga Prokuroria Themelore në Shkup, nuk u përgjigjen as sot në pyetjet e Klan Maqedoni. /Furkan Saliu/