close

ËNDËRROJNË PERËNDIMIN, NUK NDAHEN NGA FACEBOOK-u

Rreth 80% e të rinjve janë deklaruar se duan të largohen nga Maqedonia, dhe destinacioni i preferuar edhe më tej mbetet Gjermania. Ky është vetëm njëri nga përfundimet e sondazhit të fondacionit gjerman Fridrih Ebert, i cili nxjerr në dritë faktin se të rinjtë në vend nuk kanë aktivitete të planifikuara në kohën e lirë, dhe më shpesh kohën e “ humbasin” nëpër kafene. Në ndërkohë, deputetët apelojnë deri te ministrat t’i zgjidhin problemet në konviktet studentore në vend.

Gjylpëra dhe insekte në ushqim, vakte me cilësi të dyshimtë, mobilje të thyera dhe lagështi nëpër dhoma, ujë I ngrohtë vetëm ndonjëherë: këto janë kushtet për shumë të rinj të cilët gjatë kohës së studimeve jetojnë në konvikte studentore. Personat përgjegjës edhe më tutje e hudhin fajin, pavarësisht idesë që erdhi nga kompanitë gjermane – ato ti rinovojnë konviktet studentore. Deputetja e re Ivana Tufegxhiq në pyetjen nëse e di në çfarë kushte jetojnë të rinjtë, për të cilët gjatë gjithë kohës dëgjojmë se shteti do ti mbajë këtu, deklaron se e di, duke apeluar deri te ministritë kompetente të jenë më të përgjegjshme, sepse siç thotë ka para për rinovimin e konvikteve studentore të lëna pas dore prej kohësh.

Nuk bëhet mjaftueshëm, por ka mjete finansiare në buxhet të parapara për rekonstruktimin e konvikteve studentore. Do ta shfrytëzoj rastin të apeloj direkt te ministri i Arsimit sa më shpejt të përkushtohet në këtë çështje si prioritare. Ka para, por nuk shoh përksuhtim të mjaftueshëm.”- tha deputetja Ivana Tufegxhiq.

Zëvëndësministri I arsimit, Petar Arsov, gjithashtu I pranishëm në prezantimin e sotëm të sondazhit për të rinjtë nga  fondacioni “Fridrih Ebert”, e drejtoi gishtin drejt Kuvendit, dhe zgjidhjet e këqia ligjore, siç deklaroi. Ai bëri thirrje, sipas shembullit të vendeve tjera evropiane, të bëhet alarm në arsim.

“Reformat e para nga reformat në arsim në qoftë se vazhdojmë me këtë ritëm do ti ndjejmë pas 10 deri 15 vitesh. Duhet ta ndezim dritën e kuqe. Unë do ta ndizja menjëherë, por nuk më lejojnë.”-shprehet Petar Arsov, Zëvendësministër i Arsimit.

Premtimet e rrejshme, korrupsioni dhe varfëria janë arsyet kryesore që I shtyjnë të rinjtë nga vendi ynë ta humbin besimin te institucionet, thekson Marija Topuzovska nga Instituti për studime sociologjike – politologjike.

“Ekziston shqetësim i madh te të rinjtë në lidhje me dukuritë shoqërore, korrupsionin, padrejtësitë sociale, papunësinë, varfërinë, ndotjen.”- tha Marija Topuzovska, Instituti për Studime Sociologjike-Politologjike.

Sondazhi i fondacionit Fridrih Ebert vë në pah shprehitë joevropiane të të rinjtë në vend – humbje e kohës së lirë në rrjete sociale , deri dy orë më shumë se para pesë vitesh. Mungesa e iniciativave për aktivitete sociale dhe vullnetarizem, as për udhëtime jashtë vendit, diçka që është prioritet për moshatarët e tyre në vendet  euro-perëndimore. /Verica Dimitrijevska/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!