close

EPOPEJA E UÇK-së: RAPORTET ME SHBA-në DO TË FUQIZOHEN

Kosova do t’i forcojë edhe më shumë raportet me Shtetet e Bashkuara dhe se do të vazhdojë rrugën drejt integrimit në organizata ndërkombëtare, ka deklaruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ceremonisë së shënimit të 21 vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Duke folur në këtë ceremoni, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Ushtria nuk do të përdoret kundër askujt në Kosovë dhe se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara do të fuqizohet ende.

Deklaratat e krerëve të lartë shtetërorë për fuqizim të partneritetit me SHBA-të vijnë në kohën kur raportet mes dy vendeve janë të përkeqësuara, pasi Qeveria e Kosovës nuk po e plotëson kërkesën e SHBA-ve për të pezulluar tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjë Hercegovinës. /Agjencitë/