Presidenti turk Recep Tayip Erdogan po përballet me një disfatë politike pasi partia e tij humbi kontrollin e kryeqytetit Ankara në zgjedhjet lokale të së dielës.
Rezultatet paraprake tregojnë se opozita kryeson ndaj partisë të Erdoganit edhe në Stamboll, qytetin më të madh të vendit. Në Ankara partia republikane e popullit mori më shumë se 50 për qind të votave kurse AKP e Erdoganit, 47 për qind. /Agjencitë/