close

ERDOGAN KËRCËNON PERËNDIMIN NËSE NUK I NDIHMON ME MIGRANTËT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar ndihmë më të madhe ndërkombëtare për t’u përballur me valën e migrantëve dhe ka kërcënuar me rihapje të rrugëve drejt Evropës, nëse nuk financohet plani i tij për të krijuar “zona të sigurta” kufitare për refugjatë sirianë. Turqia do të “detyrohet të hapë dyert” nëse nuk ofrohet më shumë ndihmë, ka thënë ai. /Agjencitë/