Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se ai është i sigurt se Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin sanksione ndaj shtetit të tij, pasi Ankaraja insiston që të mos e anulojë marrëveshjen për blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Erdogan është takuar në margjinat e samitit të G20-ës me presidentin e SHBA-së, Donald Trump me të cilin kanë biseduar për marrëveshjen e Turqisë me Rusinë për blerjen e sistemeve S-400. /Agjencitë/
ERDOGAN: SHBA NUK DO TË VENDOSË SANKSIONE NDAJ TURQISË
