close
Vendi

ESHS: APLIKACIONI PËR REGJISTRIM NUK ËSHTË HAKUAR, PËR KEQPËRDORIME 3 VITE BURG

423D05C1-5F10-4A56-90EF-D68C2F774AF8

Enti Shtetëror për Statistika, përmes një komunikate ka mohuar informacionet të publikuara nëpër rrjetet soiale dhe në disa media, se aplikacioni për regjistrimin e mërgimtarëve është hakuar, duke I vlerësuar këto informata si të pasakta dhe destruktive. Reagimi vjen pas një publikimi të një programere nga Maqedonia e Veriut, e cila ka theksuar se me shfrytëzimin e adresës VPN, nga Maqedonia, ka plotësuar aplikacionin për regjistrim që mund të hapet vetëm në vendet e huaja.

“Lidhur me vendosjen e të dhënave përmes VPN, respektivisht IP adresës së fshehur, vetë shfrytëzimi I kësaj vegle për vendosjen e të dhënave për Regjistrimin vlerësohet në kundërhstim me Ligjin për Regjistrim dhe Metodologjinë e Përgatitjes, ortganizimit dhe zbatimit të Regjistrimit 2021, dhe mund t`I nënshtrohet sanksioneve, nga shkaku se paraqet prezantim të rrejshëm dhe dhënie e rrejshme e të dhënave. Për cdo të dhënë, për të cilën do të vërtetohet se është e rrejshme, nuk do të merret parasysh gjatë përpunimit dhe njëkohësisht kjo do të paraqesë shkelje të rregullave të Regjistrimit dhe dënohet me ligj” – thuhet në komunikatën e ESHS-së.

Nga ESHS-ja potencojnë se konform Ligjit për Regjistrim të Popullsisë “ai që do të shkatërojë, fsheh, dëmtojë, përmirësojë ose në ndonjë mënyrë tjetër do të veprojë që të jenë të papërdorshme të dhënat në aplikacionin e regjistrimit, do të dënohet me së paku 3 vite burg.

“Gjatë vendosjes së adresës, përvec rrugës, nuk  është e obligueshme fusha numri dhe banesa, për shkak se në diosa vendbanime – fshatra, nuk ekzistojnë rrugë, numra dhe banesa”

Lidhur me publikimin e të dhënave personale në media dhe rrjetet sociale, vlerësojmë se cënohen të drejtat personale të mbrojtur me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, për cka Agjencia duhet të veprojë” – thuhet në komunikatën e ESHS-së. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia