Pagat më të ulëta në Evropë – Moldavi, Ukrainë dhe Bejllorusi
Eurostat ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pagën mesatare në rajon e Evropë. Në Maqedonin e Veriut në muajn maj rroga mesatare ka arritur vlerën 410 euro.
Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistikë në Maqedoni, paga mesatare mujore në muajin maj ka qenë 25.270 denarë, përkatësisht 410 euro, që është pak më e lartë, nga paga mesatare në Shqipëri e cila ka arritur 378 euro.
Pagat më të ulëta në Evropë i marrin moldavët, me 212 euro në muaj, pak më shumë paguhen ukrainasit, 240 euro, ndërsa bjellorusët, 337 euro në muaj, tregojnë analizat e fundit të Eurostat.
Nga ish-republikat jugosllave, përveç Maqedonisë, Serbia ka të ardhura mesatare prej 471 euro, më të larta kanë Sllovenët me 1.113 euro në muaj. Paga mesatare për muajin maj në Slloveni është formalisht më e lartë për 3,4%, ndërsa realisht 2% në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në vendet e Ballkanit Perëndimor pas Sllovenisë, në Kroaci paga mesatare është më e larta dhe ka arritur 886 euro, pasojnë Malazezët me 516 euro dhe Bosnjë-Hercegovina me 472 euro në muaj.
Paga pak më të larta në rajon kanë bullgarët (457euro), rumunët, të cilët fitojnë nga 535 euro në muaj mesatarisht, ndërsa grekët 917 euro në muaj.
Nga ana tjetër, është interesante të përmendet se pagat më të larta janë në fakt në vendet joevropiane. Pagat më të larta në Evropë janë në Zvicër, 4.370 euro, pastaj në Islandë 3.568 euro dhe në Norvegji 3.309 euro në muaj.
Në Bashkimin Evropian paga më e lartë mesatare është në Danimarkë, 3.309 euro. Pas saj vjen Luksemburgu me 3.159 euro dhe Suedia me 2.570 euro në muaj. Gjermania, sipas analizave të fundit ka pagë mesatare prej 2.270 euro. /Klan Macedoni/