close

ESKALOJNË PROTESTAT NË HONG KONG

Në Hong Kong kanë vazhduar edhe sot protestat. Policia ka përdorur gazin lotsjellës kundër turmës që marshonte pranë kufirit me Kinën. Protestuesit thërrisnin për bashkim kundër bandave me persona të paindentifikuar që kanë rrahur demonstruesit javën e kaluar. Protestuesit janë betuar të vazhdojnë protestat në rrugët e Yuen Longut, pavarësisht nga kërcënimet e policisë dhe bandave për dhunë. /Agjencitë/