Estonia shtrëngon rregullat e vizave për rusët

Mijëra turistë rusë po shfrytëzojnë Finlandën si vend tranzit drejt Europës

Estonia ka njoftuar se do të shtrëngojë rregullat e vizave për qytetarët nga Rusia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nisur nga 18 Gushti, shtetasit rusë nuk do të lejohen më të hyjnë në vend me vizë Shengen të lëshuar nga ky shtet. Përjashtim bëjnë qytetarët rusë që jetojnë përgjithmonë në Estoni dhe vizitat te të afërmit.

“Ne kemi rënë dakord që në javën e ardhshme Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Brendshme do të përpunojë propozimet e mundshme se si të mbyllet kufiri estonez për qytetarët e Federatës Ruse që kanë viza Shengen që nuk janë lëshuar në Estoni”.

Hyrja me vizë të lëshuar në një vend tjetër të BE-së deri më tani ka qenë e mundur. Estonia argumentoi se gjithnjë e më shumë rusë kishin hyrë kohët e fundit në Estoni nga toka dhe kishin bërë vizita turistike në të gjithë Europën prej andej.

Ndërkohë Finlanda po shfrytëzohet si vend tranzit drejt Perëndimit nga mijëra turistë. Rusët kanë aplikuar për afro 60.000 viza finlandeze që prej fillimit të vitit. Shumica e aplikantëve për vizë Shengen erdhën nga Shën Petërburgu. Pikërisht kjo portë për në Europë po shqetëson tani shumë europianë.

Në fund të Gushtit do të trajtohet çështja e vizave Shengen për rusët në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Pragë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share