close

EURO 2020: BARDHI JEP NJË PIKË TË MADHE 

Maqedonia e Veriut-Sllovenia 1-1


Përfaqësuesja e Sllovenisë edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për kampionatin Europian 2020, doli me barazim. Kësaj radhe në stadiumin “Stozhice” në Lubljanë lujati me shifrat e barabarta 1-1 me Maqedoninë e Veriut. Vendasit dominuan pjesën e parë, duke marrë epërsinë përmes Zajcit, ndërsa barazoi Enis Bardhi me golin që e shënoi në fillim të pjesës së dytë. Autori i golit të barazimit Enis Bardhi pas përfundimit të ndeshjes, nuk fshehu kënaqësinë për shënimin e golit dhe rezultatin aktual.

Në këtë ndeshje futbollisti më i mirë u shpall Egzon Bejtullai futbollist i repartit të mbrojtjes së përfaqësueses tonë.

Futbollisti Ezgjan Alioski edhe në këtë ndeshje dëshmoi se është shpirti i ekipit, pasi të gjitha aksionet fillonin pikëisht nga ai.

Ndeshjen Maqedonia e Veriut-Slloveni e ndoqën afro 10 mijë tifozë të cilët e veçuan me anim të drejt dhe korrekte. Në ndeshjet tjera të xhiros së dytë në grupin G, u shënuan këto rezultate: Poloni – Letoni 2:0, dhe Izraeli – Austria 4-2. Pas dy xhirove të zhvilluara tabelën në grupin G, e kryeson Polonia me 6 pikë, para Izraelit dhe Maqedonisë së Veriut që kanë nga 4 pikë. Ndeshjet e radhës përfaqësuesja jonë i luan në qershor kundër Polonisë dhe Austrisë. /Shaban Sinani/