Lëndohet në stërvitje Elif Elmaz
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi senacën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme kualifikuese për Euro 2020, kundër Letonisë në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit G. Të pranishëm edhe në seancën e sotme stërvitore ishin të gjithë futbollistët të ciët punuan me kapacitet të plotë gatshëm për të realizuar detyrat që do t’i marrin nga seleksionuesi Angellovski.
Gjatë sencës së sotme stërvitore u lëndua Elif Elmaz i cili sipas të gjitha gjasave nuk do të luaj kundë Letonisë.
Trajneri i kombëtares Igor Angelovski në takimin e sotëm zyrtar me gazetarët theskoi se atmosfera është në nivelin e duhur dhe
jemi në rrugën e duhur për të realizuar objektivat tona që nga kjo ndeshje të dalim fitues dhe se ka besim të plotë tek këto djelmosha.
“Për ne kjo është ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk është me rëndësi se kundër cilit luajmë, por për çka luajmë. Nesër ne luajmë që Maqedonia në katër ndeshjet e fundit eliminatore të jetë në rolin e përfaqësueses që lufton për pozitat e larta në grup. Futbollistët e mi kanë treguar se si duhet të sillen kur janë nën presionin e
favoritit dhe besoj që edhe nesër do të shohim një paraqitje të mirë të tyre.” deklaroi seleksionuesi Igor Angelovski
Reprezentuesi Ivan Triçkovski theksoi se nëse i jepet rasti të luajë do të japë maksimumin.
“Sigurisht se do të jap maksimumin nga vetja, ajo është puna ime dhe për atë arsye jam këtu. Do të jem në dispozicion të ekipit dhe me lojë maksimale nga ana ime do të mundohem të kontribojë që të marrim fitore” deklaroi futbollisti Triçkovski.
Ndeshja Letoni-Maqedoni e Veriut, zhvillohet të hënën në stadiumin “Daugava” në Riga, duke nisur nga ora 20:45. /Shaban Sinani/