close

EURO 2020: OPTIMIZËM PËR REZULTAT POZITIV ME IZRAELIN

Ndeshja RMV-Izrael luhet të enjten në Beer Sheva në orën 20:45


Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, pas arritjes në Izrael, mbrëmë me formacionin e kompletuar zhvilloi senacën stërvitore në stadiumin e Ashdodit ku iu bashkëngjitën  edhe futbollistët Pandev, Triçkovski, Nestorovski, Trajkovski dhe portieri Dimitrievski. Futbollistët u shprehën optimist se nga kjo ndeshje do të dalin me rezultat pozitiv.

Ne si skuadër nuk mendojmë se çfarë presin publiku, por ne normal si skuadër presim rezultat pozitiv, pasi e dimë çfarë kualiteti kemi dhe meritojmë për ta fituar ndeshjen.”- tha Ezgjan Alioski, Reprezantues.

“Sigurisht se më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është se si ne do të paraqitemi. Jam i sigurt se do të japim maksimumin çdo njëri nga ne edhe si ekip do të jetë shumë e rëndësishme. Izraeli është një përfaqësuese solide, e cila në terren vendas ka përparësi të madhe, megjithatë kemi ende kohë para ndeshjes të përgatitemi maksimalisht që t’i përgjigjemi asaj sfide dhe gjithësesi presim rezultat të volitshëm.”-shprehet Ivan Triçkovski, Reprezentues.

Përfaqësuesja e Maqedonisë edhe nesër do të zhvillojë seancën stërvitore në të njëjtin stadium, ndërsa të enjten nga ora 20:45 e zhvillon ndeshjen përballë Izraelit në stadiumin “Beer Sheva”. Për të ndjekur këtë ndeshje në Izrael ka udhëtuar edhe gazetari ynë i sportit Shaban Sinani. /Shaban Sinani/