Euro prek minimumin historik

Këmbehet me 112.63 Lekë. Shkak, sasia e madhe në treg

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Euro ka shënuar një tjetër rekord në kursin e këmbimit me Lekun, duke prekur nivelin më të ulët. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro këtë të martë u këmbye me 112.63 Lekë. Shkak kryesor mbetet sasia e lartë e euros në vend.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kjo vjen më së shumti nga pjesa e pranisë së asaj euro që nuk shpjegohet vetëm nga remitanca apo prurjet e turistëve dhe elementëve nga jashtë.”

Ekspertët thonë se mbiçmimi i Lekut ndaj Euros ka ndikuar pozitivisht në uljen e borxhit publik, si dhe i ka bërë më të lira mallrat e importit. Ndërsa ndikim negativ ka për sektorët eksportues të ekonomisë.

“Ndikon direkt mbi eksportet, remitancat, dhe për atë pjesë të ekonomisë që është e varur nga Euro. Natyrshëm që nga kjo situatë secili përpiqet të fitojë sa të mundet në kurriz të konsumatorëve, eksporteve.”

Parashikimet tregojnë se Euro do të vijojë të zhvlerësohet. Monedha kombëtare ka fituar terren edhe ndaj valutave të tjera. Dollari amerikan sot këmbehet me 102.62 lekë, Paundi me 127.61 lek ndërsa Franga Zvicerane 114.51 Lekë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share