close
Sport

EUROPA LEAGUE: FITOJNË NAPOLI, INTERI DHE ÇELSI

Europa ligë

Zhgënjejnë Lazio dhe Arsenali


Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e para të 1/16 së finales në Europa Ligë, ku ka pasur edhe surpriza pasi Lacio u mposht në Romë nga Sevilja 1-0 ndërsa Arsenali u surprizua në Bjellorusi nga Bate Borisov. Lazio bën “vetëvrasje” në shtëpi duke ndërlikuar ndjeshëm ecurinë e tyre në Europa League.

Sevilja ishte një ndeshje e vendosur nga detajet, mjafton të shohim statistikat, vetëm një goditje në kuadrat nga spanjollet, për fatin e keq të kryeqytetasve rezultoi gol. Arsenali u surprizua në Bjellorusi nga Bate Borisov. Vendasit fituan 1-0 ndaj topçinjve falë golit të shënuar nga Dragun. Arsenali duhet të djersijë në ndeshjen e kthimit për të siguruar kalimin më tej.

Fitore kanë shënuar  Napoli, Interi dhe ÇelsiNapoli zhvilloi një mbrëmje perfekte në transfertë kundër Zyrihut, një fitore 1-3 çka e bën kualifikimin një formalitet. Në mungesë të Mauro Icardit protagonistin tek Interi e bën argjentinasi tjetër Lautaro Martinez që shënoi me penallti golin e fitores 1-0 të Interit në Vjenë ndaj Rapidit. Nga tre ekipet italiane në garë për Europa League ajo që humbi është Lazio. Nga ekipet angleze Çelsi fitoi në transfertë dhe prek kualifikimin. Londinezët mposhtën në Suedi Malmon 2-1 duke shënuar nga një gol për çdo pjesë loje.

Në ndeshjet e tjera të fazës së 1/16 fitore me aromë kualifikimi arriti Valencia në Skoci ndaj Celtic 2-0. Benfica fitoi 2-1 në Stamboll ndaj Galatasaray, Shakhtar Donetsk-Frankfurt u mbyll në barazim 2-2 dhe Villareal fitoi 1-0 në Lisbonë ndaj Sportingut. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia