close

EUROPA LEAGUE: SHKËNDIJA SËRISH ZHGËNJEU TIFOZËT

SHKËNDIJA – DUDELANZH 1-2


Pas disfatës turpëruese javën e kaluar kundër estonezëve të Nomme Kalju, skuadra e trajnerit Qatip Osmani mbrëmë në arenën “Toshe Proeski” edhe njëherë zhgënjeu tifozët e vet, me lojë të dobët dhe disfatën kundër Dudelanzh të Luksemburgut. Pas kësaj ndeshje me të drejt shtrohet pyetja se çka po ndodh me Shkëndijën?

Tifozët e revoltuar sërish reaguan me fishkëllima dhe kjo situatë duhet të jetë shqetësuese për ekipin kuqezi.

Trajneri i skuadrës së Dudelanzhit, Emilio Fereira thotë se akoma nuk ka përfunduar asgjë edhe pse ekipi i tij doli fituese në Shkup.

“Asgjë nuk ka përfunduar. Fituam, por na pret edhe një ndeshje. Shkëndija është skuadër e fortë. Nuk do të dorëzohet  lehtë. Sinqerisht nuk prisnim një rezultat kaq të mirë për ne.” deklaroi Emilio Fereira trajner Dudelanzhit.

Rezultat i disfavorshëm për tetovarët dhe kryetrajnerin Qatip Osmanin e pret sprovë e zorshme për sfidën e kthimit në Luksemburg, në fakt edhe një presion i madh, sepse kjo humbje e bie para një pozite që të eliminohen edhe nga garat e Europa League. Ndeshja kthyese Dudelanzh – Shkëndija do të luhet më 30 korrik. /Shaban Sinani/