close

EUROPA LIGË: ELIMINOHEN EKIPET E MAQEDONISË SË VERIUT

Tre skuadrat nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, Makedonija Gj.P dhe Akademija Pandev u eliminuan që në raundin e parë të kualifimkimeve për Ligën Europa që organizohet nga UEFA. Shkupi ishte në epërsi pasi në ndeshjen e parë në transfertë me Pjunik luajti baras 3-3, por mysafirët nga Armenia ia dolën të përmbysin shpresat e vendasve duke fituar këtë sfidë me rezultatin 2-1. Umit Karan pas përfundimit të ndeshjes ka theksuar se FC Shkupi në këtë ndeshje luajti pa tre futbollistët e saj standard.

Falënderojë nga zemra gjithë tifozët për atë atmosferë të bukur që krijuan. Unë marrë përgjegjësinë për këtë disfatë, lëreni futbollistët të qetë. Mendoj se vendimtare në këtë ndeshje ishte mungesa e përvojës sonë në ndeshjet ndërkombëtare. Pjunik ka një skuadër të mirë dhe me më përvojë.”

FC Shkupi bëhet skuadra e katërt që futet në menynë e Pjunik, skuadër që më herët kishte eliminuar Pobedën, Teteksin dhe gjatë edicionit të kaluar edhe Vardarin. Për këtë trajneri mysafirë Aleksandar Tarkanov deklaroi:

“Ajo që i fitojmë klubet nga Maqedonia, me shumë gjasa është për shkak se liga e Armenisë është më e fortë. Shkupi është një ekip i mirë, ndërsa besoj se me punë mund të bëhen edhe më të mirë” – tha trajneri i Pjunik, Aleksandar Tarkanov.

Akedemija Pandev edhe në ndeshjen e dytë kundër Zrinjskit pësoi me rezultatin identic

3-0, ndërsa Makedonija Gj.P në stadiumin e FFM-së humbi nga armenët e Alashkert me rezultatin 1-3.  /Shaban Sinani/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!