close

“EUROSIG”: DO TË KOMPENSOHEN DËMET NGA AKSIDENTI

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” u bën thirrje institucioneve dhe familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik, që t’i dorëzojnë raportet e nevojshme dhe kërkesat për kompensimin e dëmeve në bazë të polisave të sigurimeve të udhëtarëve në transportin publik. Varësisht nga shkalla e dëmeve, të shkaktuara gjatë rrokullisjes së autobusit i kompanisë “Durmo Turs” personat e siguruar dhe familjarët e tyre pritet të marrin kompensime nga disa mijëra euro si dëmshpërblim.

Shumën e përgjithshme që duhet ta paguajë “EUROSIG”, sipas obligimeve ligjore që dalin nga polisat e detyrueshme, është diç më pak se një million euro. Kjo, sipas pronarit të kompanisë së sigurimeve “EUROSIG” padyshim se nuk do ta kompensojë dhimbjen e tyre.

Në Tiranë, në selinë e kompanisë së sigurimeve ‘Eurosig”, me përfaqësi në Kosovë dhe Maqedoni, ekspertë të vlerësimit të dëmit, tashmë janë duke punuar rreth përcaktimit të shkallës së humbjeve që përjetuan udhëtarët në aksidentin tragjik të 13 shkurtit në autostradën Shup-Tetovë. Pronari dhe Kryetari i Grupacionit, Kadri Morinaj, u bën thirrje familjave të të lënduarve dhe viktimave që sa më shpejt t`i dorëzojnë kërkesat e tyre për dëmshpërblim, në bazë të polisave që i ka pastur transportuesi “Durmo Turs”.

Morinaj u ka bërë thirrje edhe institucioneve shtetërore që të dorëzojnë informacionet për vërtetimin e fajita për aksidentn që sa më parë të rrumbullaksohet dëmshpërblimi. Raportin policor, kompania deri më tani nuk e ka marrë, kurse ai nevojitet për pagesën e dëmit në bazë të polisës për përgjegjësi.

Premia e përgjithshme maksimale për dy polisat e detyryueshme, që kanë të bëjnë me kompensimin e dëmit jomaterial, ka vlerën e dic më pak se një million euro, për cka “Eurosig” do të kishte përkrahjen e risiguruesve. Por, udhëtarët e “Durmo Tursit” kanë të drejtë të kërkojnë kompensim edhe nga transportuesi, në një procedurë juridike të ndarë. Në këto procese, njohësit e procedurave, paralajmërojnë, siç thonë, “lojëra jo të pastra” nga ana e avokatëve. /Biljana Georgievska/