Kompania ELEM, sot në ankand publik është zgjedhur furnizuesi universal për energji elektrike, për shkak se ka pasur çmimin më të volitshëm bruto prej 11.5%. këtë e njoftuan në konferencë për shtyp ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.
Konsorciumi i përbërë prej EVN Maqedoni dhe EVN elektrodistribuim është zgjedhur si ofruesi më i mirë në ankandin elektronik për përzgjedhjen e furnizuesit universal me energji elektrike që u mbajt sot në mëngjes. Bekteshi njoftoi se ka pasur çmimin më të volitshëm bruto prej 11.5%. Angjushev shtoi se me furnizuesin universal, shteti i mbron qytetarët nga rritja e papritshme e çmimit të energjisë elektrike.
“Të gjithë furnizuesit duhet që të luftojnë për çmimin. Me këtë hap të liberalizimit, nga njëra anë mbrohen qytetarët nga çmimi i lartë i energjisë elektrike, ndërkaq nga ana tjetër liberalizohet tregu për kompanitë më të vogla, të cilat kanë qasje në tregun e lirë dhe duhet të presin që të presin që të kenë çmim më të lirë të energjisë elektrike”, tha Angjushev.
Në lidhje me atë nëse qytetarët do të kenë mundësi të blejnë energji elektrike nga ndonjë furnizues tjetër, Angjushev tha se do të kenë mundësi, por tani për tani nuk do të kenë llogari. Ai saktësoi se SHA ELEM, në pajtim me Ligjin për energjetikë, merr përsipër të sigurojë 80 për qind të nevojave të furnizuesit universal, ndërsa 20 për qind e tjera do të duhet t’i blejë në tregun e lirë. Kjo, do të hyjë në çmimin që do ta paguajnë konsumatorët. /Klan Maqedoni/