Përballë rritjes së euroskepticizmit në disa shtete anëtare të Bashkimit Europian, 27 liderët europianë përçuan një mesazh bashkimi nga samiti i Sibiu të Rumanisë. Dy javë para zgjedhjeve europiane të rëndësishme për të ardhmen e Bashkimit Europian, ata aprovuan një deklaratë për Europën e tê ardhmes bazuar në 10 angazhime.
Në këtë deklaratë shprehet angazhimi për të mbrojtur një Europë tê bashkuar që flet me njê zë kundër atyre që luftojnë kundër interesave të saj, për të ruajtur mënyrên e jetesës europiane dhe vlera e saj, shtetin ligjor, demokracinë dhe një Europë më të drejtë. Ata mbêshtesin njê Europë të madhe për çështjet e mëdha, dhe të vogël për të voglat.
“Mesazhi i samiti të liderëve europianë në Sibiu përçon frymën e Sibiu për tê vazhduar dhe të mbrojtur së bashku projektin europian.”- tha Klaus Iohannis, President i Rumanisë.
“Rezultatet e diskutimit tonë do vijnê në qershor kur tê aprovojmê prioritetet tona për 5 vitet e ardhshme, që njihet ndryshe si agjenda strategjike. Pa paragjykuar rezultatin e zgjedhj”ve europiane, miund tê them diçka me bindje të plotë. Liderët europianë kanë treguar se ata duan tê tregojnê përgjegjêsi politike jo vetëm pêr çështje apo sfida tê veçanta, por e Bashkimin Europian në tërësinë e tij. Shtetete europiane dhe liderët europianë të zgjedhur në mënyrê demokratike duan tê skalisin mënyrën e zhvillimit tê Bashkimit Europian.” –deklaroi Donald Tusk, President i Këshillit Europian.
“Ne kemi konstatuar se sllogani që unë lançova për Europën pêr tê qenë e madhe pêr çështjet e mêdha dhe e vogël pêr tê voglat ka njohur njê traditê të përkthyer në fakte, që do tê thotë që kjo qasje duhet tê vazhdojë edhe gjatë legjislaturës së ardhshme“- shprehet Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Europian.
Deklarata e Sibiu flet gjithashtu edhe për ndërtimin e një Bashkimi Europian i zoti tê përballet me sfidat e shekullit tê 21, që investon në gjeneratat e reja, që mbron interesat e qytetarëve europianë nê nivelin global dhe që e vendos Europën nê njê pozicion kyç pêr zgjedhjen e çështjeve globale, si ndryshimet klimaterike dhe mbrojtjen e planetit.
“Pas 15 ditësh, pak mê shumê se 400 milion qytetarë do tê duhet tê zgjedhin. Bëhet fjalë për njê zgjedhje esenciale kêtë rradhë. Ata duhet tê zgjedhin midis projeketeve që kanë si synim tê ndërtojnê europën më tej, t’a ndërtojnê ndryshe, duke marrë në konsideratë ndjeshmëritë e shumta dhe midis projekteve që duna t’a shkatërrojnë Europën dhe duan të rikthehen nê nacionalizmat. Kjo ndarje ekziston sot nê çdo shtetet anëtar, ndaj ne duhet t’u bêjmê tê kuptojmê qytetarëve tanë që 70 vitet që kemi jetuar së bashku nuk janë arritur në pêrjetësi. Ne duhet të përmirêsojmê shumê gjêra së bashku dhe që përballë sfidave të botës së sotme, Europa ështê esenciale.” –vlerëson Emmanuel Macron, President i Francës.
Zgjedhjet europiane zhvillohen në datat nga 23 deri në 26 maj në 28 shtete të Bashkimit Evropian. /Erisa Zykaj, Bruksel/