close
Bota

Evropa me inflacion rekord

2408

ZVICRA ME SHKALLË 3,4%, ESTONIA ME INFLACION PREJ 22,7%

Evropa shënon inflacion rekord, si pasojë e krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë. Shkalla e inflacionit lëviz prej 3,4% në Zvicër deri në 6,8% në Francë, ndërsa shkalla më e lartë është në Estoni – 22,7%. Në hartën e Eurostat, Maqedonia e Veriut është me shkallën e inflacionit prej 10,5%, Shqipëria me 6,2%, ndërsa shkallën më të lartë të inflacionit nga vendet fqinje e ka Bullgaria – 14,4%. Bankat marrin masa, por për momentin nuk ndjehet dalje nga kriza.

Me çdo muaj të kaluar shifrat rriten, inflacioni në Evropë rritet pa ndërprerje, mesatarisht 8,9% në Bashkimin Evropian, që është shifër rekorde në 25 vitet e fundit. Në Britaninë e Madhe, me shkallë të inflacionit prej 10,1% është arritur rekordi i katër dekadave të fundit, njoftoi sot Agjencia për Statistikë Kombëtare, duke shtuar se kjo kryesisht i referohet rritjes së çmimeve të ushqimit, energjensëve, mallrave industrialë dhe shërbimeve. Nuk ka kënd të kontinentit që nuk përballet me rritje të çmimeve, në shifra njëshifrore ose më të larta.

EUROSTAT (vlerësimi qershor – korrik 2022)

Shifra njëshifrore të inflacioni kanë:

Zvicra – 3,4%

Norvegjia – 5,4%

Franca – 6,8%

Italia – 8,4%

Gjermania – 8,5%

Austria – 9,3%

Portugalia, Britania e Madhe – 9,4%

Drejt vendeve të lindjes shkalla e inflacionit rritet.

EUROSTAT

Sllovakia – 12,8%

Çekia – 13,2%

Rumania – 13,7%

Polonia – 15,6%

Lituania – 20,8%

Estonia – 22,7%

Në Ballkan statistika tregon shifra të ndryshme.

EUROSTAT

Shqipëria – 6,2%

Serbia – 9,6%

Greqia – 11,5%

Bullgaria – 14,4%

Duke i ndjekur hapat e bankave në pjesët tjera të botës, gjithashtu të prekura nga kriza, Banka Qendrore Evropiane para një muaji i ka rritur normat e interesit, për herë të parë pas 11 vitesh, pork jo ka ngritur çështje të reja – a do ta përshpejtojë shtrenjtimi i kredive edhe rënien e ekonomive në recesion, me koston e uljes së lehtë të çmimeve që njerëzit të shpenzojnë më shumë për ushqim, lëndë djegëse dhe të tjera? Evropa, si pjesa më e madhe e botës,  u përball me rritje të çmimeve të energjensëve, si pasojë e pandemisë, që para se të fillojë lufta në Ukrainë. Konflikti e ashpërsoi edhe më shumë krizën, ndërsa për momentin duket se gjërat vetëm po përkeqësohen. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia