close

F1: RREZIKOHET BOTËRORI 2020

Planet i ka prishur buxheti i qeverisë


Gara e Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1 rrezikon të dalë nga Botërori i vitit 2020. Qeveria meksikane ka marrë vendimin që buxhetin që ajo ka vënë çdo vit në dispozocion për garën e automobilizimit nga viti tjetër ta shpenzojë për ndërtimin e një hekurudhe në juglindje të këtij vendi. Kjo ka prishur disi planet e Formula 1, që humbet një nga pistat e reja dhe moderne, që kishte edhe numrin më të madh të tifozëve.

Çka do të thotë që organizatorët e garës së Meksikës tashmë duhet të gjejnë vetë një buxhet të majftueshëm për ta bërë të mundur vijimin e kësaj gare. Këtë sezon gara nuk rrezikon anulimin, pasi buxheti është i garantuar. Për momentin, organizatorët kanë kthyer pas kërkesat publicitare për garën e vitit 2020, si masë mbrojtëse deri sa të garantojnë buxhetin.

Gara e Formula 1 në Meksikë u rikthye pas 13 vitesh mungesë në vitin 2015, një pistë e re dhe moderne, që çdo vit ka vendosur rekorde shikueshmërie.

Fansat kanë qenë të shumtë, një pistë ku është vendosur dy herë titulli kampion për pilot në sezonet e fundit. Në Formula 1 garon edhe një pilot meksikan, Sergio Perez, që shpreson që situata të ndryshojë deri vitin tjetër. /Agjencitë/