close
Sport

FA CUP: HIDHET SHORTI PËR RAUNDIN E KATËR

0

Super përballje Arsenal & Manchester United


Menjëherë pas përfundimit të sfidës mes Wolves dhe Liverpool që solli edhe eliminimin e skuadrës së parë të madhe nga ky edicion i FA Cup është hedhur shorti për raundin e katër, ku bie në sy padiskutim përballja mes dy prej emrave më të rëndësishëm të futbollit anglez. Raundi i katër i kompeticionit më të vjetër në botë do të vendosë në skenë një superpërballje, pasi në këtë fazë do të përballen me njëra-tjetrën, Arsenali ndaj Manchester Junajted. Sfidë e vështirë edhe për Tottenham Hotspur që do të sfidojë në derbi Crystal Palace, ndërsa Manchester City do të presë në shtëpi Burnley-in. Shorti i buzëqeshi më tepër Chelsea-it pasi do të përballet me ekipin Sheffield Wednesday. Ndërsa në takimet tjera mund të thuhet se ekipet favorite nuk do të kenë problem për kualifikim në raundin tjetër.

Më poshtë keni shortin e plotë: 

Swansea                 –  Gillingham

Wimbledon            –  West Ham

Shreësbury/Stoke   –  Wolves

Millwall                   – Everton

Brighton                  – West Brom

Bristol City               – Bolton

Accrington                – Derby/Southampton

Doncaster                 –  Oldham

Chelsea                     –  Sheffield Wednesday/Luton

Neëcastle/Blackburn – Watford

Middlesbrough          – Newport

Man City                    – Burnley

Barnet                        – Brentford

Portsmouth                – QPR

Arsenal                       – Man Utd

Crystal Palace            – Tottenham

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia