Në përfundim të sfidës së “Stamford Bridge” mes Çelsit dhe Mançester Junajtedit, e fituar 0-2 nga “Djajtë e Kuq”, u hodh shorti për fazën pasardhëse të kompeticionit më të vjetër në botë, FA Cup. Shorti vendosi që në çerekfinale të përballen Mançester Junajtedi përballë Wolverhamptonit, ndërsa Mançester City-t do të përballet me Swansea City-n. Dy çiftet e tjera janë Watford – Crystal Palace dhe Millwall – Brighton.
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen ndërmjet datave 15 dhe 18 mars, nga e premtja deri të hënën. Fituesit e fazës së çerekfinales të FA Cup do të përfitojnë nga 720.000 paundë apo 822.630 euro, pasi që Federata Angleze e Futbollit i kishte dyfishuar fondet në fillim të këtij sezoni. /Agjencitë/
Në çerekfinale takohen:
Swansea City – Manchester City
Watford – Crystal Palace
Wolverhampton Wanderers – Manchester United
Millwall – Brighton & Hove Albion