Rrjeti social Facebook përjetoi ndërprerjen më të gjatë në historinë e tij. Shërbimet e tij kyçe kanë qenë të papërdorshme për përdoruesit për pjesën më të madhe të ditës.
Hera e fundit kur Facebook ka pasur një ndërprerje të ngjashme ka qenë në vitin 2008, kur rrjeti social ka pasur 150 milionë përdorues, krahasuar me 2.3 miliardë që ka sot.
Produkti kryesor i Facebook-ut, Instagram, u ndikua po ashtu. Shkaku i kësaj ndërprerjeje nuk u bë ende i ditur publikisht. /Agjencitë/