close

FAM: MË 5 KORRIK KUVENDI I JASHTËZAKONSHËM

Këshilli drejtues i Federatës së Atletikës së Maqedonisë në mbledhjen e fundit të saj ka diskutuar për organizimin e Kampionatit Ekipor Europian të Atletikës për Ligën e tretë, që do të mbahet në Shkup më 11 dhe 12 gusht, të këtij viti. Deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 12 shtete si: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Azerbejxhani, Armenia, Islanda, Andora, Lihtenshtajni, tre shtetet e vogla (San Marino, Monako dhe Gjibraltari) dhe vendi nikoqir Maqedonia e Veriut.

Këshilli drejtues diskutoi edhe për kërkesën e ndërrimin të seleksionuesit Gjorgji Vuçkov, i cili i shpëtoi shkarkimit se në mbledhje nga 11 anëtarë ishin vetëm 6 prej të cilëve 4 ishin pro shkarkimit, ndërsa 2 kundër. Këshilli drejtues i Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut iu përgjigjë pozitivisht kërkesës së 13 klubeve për Kuvend të jashtëzakonshëm ku do të kërkohet votëbesim për kryetarin aktual Kërste Serafimovski dhe të Këshillit drejtues. Kuvendi pritet të mbahet më 5 korrik.  /Shaban Sinani/