close

FAM ORGANIZATOR I KAMPIONATIT EUROPIAN I ATLETIKËS

Eventi mbahet më 10 dhe 11 gusht 2019


Nën patronazhin e Agjencisë së Rinisë dhe Sportit, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Qytetit të Shkupit, me datën 10 dhe 11 gusht të këtij viti, Federata e Atletikës së Maqedobnisë Veriore është organizatore e Kampionatit Europian të Atletikës për vendet që garojnë në kategorinë e tretë në kategorinë ekipore, ku pritet të marrin pjesë garues nga 12 shtete. Këtë për Klan Maqedoni e bëri të njohur Sekretari i Përgjithshëm, Dejan Angelovski:

Gjjitsesi, që nga tetori i vitit të kaluar kur u nënshkrua kontarta me Asociacionin Europian të Atletikës për organizimin e një eventi të këtillë, menjëherë  kemi  filluara aktivitet që pasojnë. Në kuptim të logjistikës, transportit ndërsa kemi filluar përgatitjet në vet stadiumin në arenën kombëtare, për furnizimin e disa rekiziteve që na mungojnë në Federatë e Atletikës.“ – deklaroi Dean Angelovski – Sekretar i FAM-it.

Sa i përket përkrahjes nga institucionet shtetërore për organizimin e këtij eveti të madh, Angelovski tha se krahas Agjencisë së Rinisë dhe Sportit, presin përkrahje edhe nga qyteti i Shkupi që duhet të jetë bartës i gjithë këtij aktiviteti.

“Kemi nevojë edhe për terren për nxemje. Planifikohet të shfrytëzohet stadiumi i ARM-s dhe për këtë kemi njoftuar Ministrinë e Mbrojtjes. Kështu që presim  që në periudhën e ardhshme t’i përfundojmë këto aktivitete. Gjithsesi edhe arritjen e marrëveshjes për stadiumin dhe çdo gjë që është e domostoshme për këtë garë” –shprehet Dean Angelovski – Sekretar i FAM-it.

Në kampionatin europian të atletikës që do të mbahet në Shkup pritet të marrin pjesë garues nga Azarbejxhani, Islanda, Shqipëria, Andora, Gjeorgjia, Malta, Armenia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, si dhe nga Lidhja e shteteve të vogla të Europës. Të gjitha vendet kanë të drejtë të përfaqësohen me nga 55 garues në dy kategorit meshkuj dhe femra në 40 disiplina. /Shaban Sinani/