close

FAM: SHKUPI NIKOQIRE E KAMPIONATIT EUROPIAN

Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut më 11 dhe 12 gusht në Shkup mbahet Kampionatit Ekipor Europian i Atletikës për Ligën e tretë, ku do të marrin pjesë mbi 500 garues nga 12 shtete. Federata e Atletikës seriozisht është duke i bërë të gjitha parapërgatitjet e duhura për këtë event të madh sportiv, këtë për Klan Maqedoni e deklaroi kryetarja Aleksandra Vojneska Zikova.

“Gjithë kohën punojmë, është sfidë e madhe siç thatë, vijnë mbi 550 persona së bashku me zyrtarët, kemi përfaqësues nga 12 shtete, përfshirë edhe reprezentacionin tonë, do ia dalim të mbulojmë gjithçka, kemi një ekip të mrekullueshme, komiteti organizativ është i përbërë nga njerëz që kanë përvojë të madhe, njerëz si Kire Sinedinovski që është drejtor i Maratonës së Shkupit, Dejan Angelovski – sekretar i Përgjithshëm, jam unë, këtu janë edhe shumë njerëz që çdo ditë ballafaqohen me problematikën e quajtur atletikë, besoj në ata, besoj në aftësitë e tyre, së bashku e di se me sukses do ta realizojmë këtë projekt.” –deklaroi Aleksandra Vojneska Zikova-Kryetare e FAM.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një evnet të madh sportivë, kryetraja e Feratës së Atletikës së Maqedonisë Veriut thotë se duhet të punojmë në atë drejtim që të njoftojmë opinionin se në Maqedoni ndodhë një event i madh.

Jemi të vetëdijshëm që ballafaqohemi me një hapësirë kohore kur janë pushimet vjetore, pushimet kolektive, por ne do të japim gjithçka nga vetja që bukur ta promovojmë këtë event dhe t’u themi njerëzve që edhe në Maqedoni, veçanërisht në atletikë, ndodhin evente që realisht janë në një nivel të lartë.” -shprehet  Aleksandra Vojneska Zikova-Kryetare e FAM.

Pjesëmarrjen në Kampionatin Europian të Atletikës, Liga e tretë e kanë konfirmuar këto vende Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Azerbejxhani, Armenia, Islanda, Andora, Lihtenshtajni, tre shtetet e vogla (San Marino, Monako dhe Gjibraltari) dhe vendi nikoqir Maqedonia e Veriut. /Shaban Sinani/