close
Showbiz

FAMILJA MBRETËRORE KËRKON KUZHINIERË

Queen Elizabeth II Opens The Drapers’ Academy In Romford

TË PUNËSUARIT E RINJ DUHET TË KUJDESEN PËR TË GJITHA REZIDENCAT E KURORËS BRITANIKE


Një njoftim i familjes mbretërore për kuzhinierë, është kthyer në një kuriozitet për fansat e tyre dhe mediat rozë. Sipas njoftimit nuk ka preferenca për nacionalitetin e tre kuzhinieëeve, por do të punojnë 5 ditë në javë dhe do të jetojnë në pallatet mbretërore.

Ata  do të duhet të kujdesen për dreka, darka, ngjarje mbretërore jo vetëm në pallatin ”Buckhinhgam”, por në të gjitha rezidencat e Kurorës Britanike dhe për këtë arsye do të duhet të udhëtojnë duke ndjekur lëvizjet e mbretëreshës.

Në njoftim thuhet se nuk është e nevojshme që aplikantët të jenë britanikë, kërkimi është i hapur për “Royal Chefs” aspirues nga e gjithë bota. Tre pozicione mjaft tërheqëse për ata që ëndërrojnë për një të ardhme në kuzhinë, si dhe me një pagë konkurruese që përfshin 33 ditë pushime në vit dhe mundësinë e të jetuarit në pallatet mbretërore duke kursyer kështu ngrënien dhe qiranë.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia