close

FATE: DJALOSHI QË MBIJETOI PUSHKATIMIN

Kërkon mjekun serb që e shpëtoi


Boshnjaku Fahrudin Muminoviç ishte vetëm shtatë vjet kur u zu rob bashkë me babain e tij në fshatin Urukoviçi, afër Batuncit. Bashkë me fqinjët e tjerë i dërguan afër Zvornikut për t’i pushkatuar. Për një çudi fatlume, vetëm Fahrudini mbeti gjallë. Pasluftën e gjeti pa çati mbi kokë. Tani jeton me motrën e tij Fahretën, në shtëpinë e xhaxhait. Në vazhdim ju sjellim rrëfimin për të – të përgatitur nga kolegët e Radios Evropa e Lirë.

Për Fahrudin Muminoviçin, i cili në luftën katërvjeçare në Bosnjë, mbijetoi pushkatimin, në mbarë botën filloi aksioni për grumbullimin e parave, që më në fund të ndërtojë shtëpinë e tij. Brenda disa ditësh në Amerikë dhe në Evropë, u grumbulluan 220.000 dollarë. Damir Muminoviç, kushëri i tij, shpjegon se për çfarë do të përdoren paratë e grumbulluara:

“Pas ndodhisë së publikuar në media dhe në televizionin tuaj filloi grumbullimi i parave në Amerikë dhe në Evropë. Deri më tani janë grumbulluar 220.000 dollarë. Me këto para Fahrudinit dhe Fahretës do t’iu ndërtohet një shtëpi në Sarajevë. Përveç kësaj do të rindërtohet edhe shtëpia e babait të tij në fshatin Urkoviq.”-tha Damir Muminoviq – Kushëri.

Edhe motra e tij Fahreta e cila mbeti bonjake ditën e 26 të lindjes së saj dhe u rrit në shtëpinë e xhaxhait, më në fund i

gëzohet jetës:

“Me xhaxhin jetojmë në të njëjtën shtëpi. Ja tani u zhvillua ky aksion për ndërtimin e shtëpisë për mua dhe Fahrudinin. Shpresoj se çdo gjë do të shkojë si duhet dhe së shpejti do të kemi kulm mbi kokë.”-deklaroi Fahreta Muminoviq – e motra.

Fahrudini edhe pse mbijetoi pushkatimin mori dy plagë në dorë dhe në këmbë. Ai pas heshtjes 23 vjeçare rrëfen:

“Na i mbyllën sytë, na futën në kamion dhe na dërguan në Orahovc, për pushkatim. Mbeta gjallë. U plagosa në këmbë dhe në dorë. Këtu pashë një furgon të bardhë me shenjën e kryqit të kuq… Kohë më parë mësova se mjeku që më shëroi ka vdekur, por do të doja ta njoh familjen e tij.”

Edhe xhaxhi Ramo thotë se dëshiron të njohë familjen e mjekut që e shëroi dhe e shpëtoi Fahrudinin.

“Do të doja të njohë cilindo qoftë nga familja e mjekut që e shpëtoi. Do të doja të takohem me ta. E sheh ti këtë? Çdo kund ka popull të mirë dhe të bukur. Serbët e plagosën, serbi e shpëtoi. Ç’thua ti për këtë?” shprehet Ramo Mumunoviq – Xhaxhai i Fahrudinit.

Fahrudin Muminoviq ka qenë dëshmitar i mbrojtur në tribunalin e Hagës për krimet në Ish-Jugosllavi ku u gjykuan dhe u dënuan një numër i konsiderueshëm i atyre që shkaktuan gjakderdhjen më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Midis tyre edhe Ratko Mladiq, Radovan Karaxhiq e Slobodan Milosheviq. /Klan Maqedoni&REL//