Grupet e punës së shumicës dhe opozitës, të enjten do të takohen sërish, në një përpjekje tjetër që të arrihet pajtimi e Ligjit për Prokurori Publike ku duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së. Edhe pse insistojnë në qëndrimet e tyre, dy palët thonë se bisedimet nuk kanë dështuar.
Nga Ministria e Drejtësisë kanë konfirmuar se mbrëmë kanë arritur amendamentet e VMRO-DPMNE-së për Ligjin për Prokurorinë Publike. Sic thuhet, kjo ka ndodhur pas përfundimit të TV duelit Zaev-Mickoski. Lideri i opozitës në këtë TV duel ka theksuar se VMRO-DPMNE-ja në Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare i ka dorëzuar 65 amendamente, prej se Ministria paraprakisht ka pranuar parimet që i ka kërkuar VMRO-DPMNE-ja.
Nga Ministria e Drejtësisë dje kanë informuar se deri në fund të orarit të punës nuk i kanë marrë amendamentet e VMRO-DPMNE-së, për të cilat Mickoski tha se janë dorëzuar disa orë para Tv duelit.
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se dje në orën 16:19 minuta avokati Toni Menkinovski që është pjesë e grupit të punës së negociatave, përmes postës elektronike i ka dërguar amendamentet Ministres së Drejtësisë Renata Deskoska.
“Renata Deskoskës më 26 Mars në ora 16.19 minuta i janë dërguar 65 propozim amendamentet për Ligjin për Prokurori Publike. Deskoska të përgjigjet para qytetarëve dhe opinionit përse nuk e ka hapur e-mailin dhe të tregojë nëse ka marrë ose jo mesazh nga Kryetari i Komisionit për Çështje Juridike Toni Menkinoski?”- thonë nga VMRO-DPMNE.
Por nga LSDM-ja, përmes një komunikate për opinionin kanë përgënjeshtruar opozitën.
“Mickoski ka gënjyer se VMRO-DPMNE-ja në Ministrinë e Drejtësisë në formë të shkruar ka dorëzuar amendamentet për Ligjin. Më pas, VMRO-DPMNE-ja ka gënjyer se kanë dorëzuar amendamentet përmes e-mailit në orën 16:19 minuta. Sa u takon amendamenteve të dorëzuara përmes postës elektronike, të njëjtat kanë arritur në ora 20:19, prej se u zbulua se Mickoski kishte gënjyer për amendamentet”- shprehen nga LSDM-ja.
Nga opozita nuk zbulojnë se cka konkretisht përmbajnë amendamentet, por potencojnë se kanë të bëjnë me tre parimet për të cilat janë dakorduar dy palët: e drejta ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe puna joselektive e prokurorisë. /Klan Maqedoni/